Ja si qëndron e vërteta e unazës së Khloe Kardashianit

Bota e Yjeve

Ja si qëndron e vërteta e unazës së Khloe Kardashianit

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 14:48
Khloe Kardashian, True

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë përfolur muajt e fundit për një ribashkim mes tyre. Raportet mes dyshes janë rregulluar dhe Khloe ka nisur ta ndjekë sërish ish-partnerin në Instagram.

Madje para disa javësh Tristan i bëri një buqetë të madhe me lule Khloe-s për ta uruar për çmimin që ajo fitoi në “People’s Choice Awards” ku u zgjodh si “Favorite Reality Star 2020”.

Tristan Thompson u zhvendos disa javë më parë në Boston për shkak të një kontrate të re pune. Khloe Kardashian vendosi që të mos shkonte pas tij, pavarësisht se në media është raportuar prej kohësh se ata i kanë rregulluar raportet bashkë. Por Khloe nuk rezistoi dot për shumë gjatë dhe është parë disa herë përkrah Tristan në Boston.

Një burim pranë “E! News” ka treguar se Khloe, Tristan dhe një person i tretë janë njohur në një hotel për një darkë për më shumë se 1 orë. Thuhet se ata kishin rezervuar edhe një dhomë më vete, për të shijuar darkën në intimitet të plotë.

Por, ajo që i bëri lëmsh të gjithë ishte një unazë. Gjatë një shëtitjeje me True në gishtin e fejesës së 36-vjeçares është vënë re një unazë dhe fansat filluan të mendonin se mos ndoshta Tristan i ka propozuar.

Por, “Daily Mail” i hedh poshtë këto zëra, duke shkruar se dyshja nuk është fejuar.

“Ata nuk janë fejuar”, ka thënë burimi i sigurtë për “Daily Mail” të mërkurën.

Kujtojmë se dyshja e famshme kanë pasur shumë ulje-ngritje gjatë marrëdhënies së tyre. Ata kanë kaluar probleme të shumta për shkak të tradhtive të vazhdueshme të Tristan dhe Khloe-s ju desh një kohë e gjatë që t’ja falte gabimet ish-partnerit. Ata janë prindër edhe të një vajze 2-vjeçare të qu8ajtur, True, që ka ndikuar akoma më shumë në rregullimin e raporteve mes tyre.

Image
Khloe Kardashian
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat