“Mëso të aktrosh”- Këngëtarja thumba Anxhela Peristerit pasi u shpall fituese e Festivalit të RTSH-së: Kësaj i thonë të gënjesh veten me presh …

Bota e Yjeve

“Mëso të aktrosh”- Këngëtarja thumba Anxhela Peristerit pasi u shpall fituese e Festivalit të RTSH-së: Kësaj i thonë të gënjesh veten me presh …

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 15:50
Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri u shpall fituese e Festivalit të RTSH-së, mbrëmjen e së mërkurës (23 dhjetor).

Në muajin maj të vitit 2021, kënga e saj “Karma“ do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e muzikës, Eurovizion, që do mbahet në Rotterdam.

Megjithatë, emri i saj përflitej prej kohësh si këngëtarja që do të rrëmbente çmimin e parë në Festivalin e RTSH-së.

Konkurrentja e saj, Enxhi Nafusi, e cila nuk arriti të kualifikohej në finale akuzoi Anxhela Peristerin se ishte ajo vetë që shpërndau lajmet se do ishte fituese.

Dhe pasi Anxhela Peristeri rrëmbeu çmimin e parë, ajo reagoi në rrjetet sociale ku i kërkoi këngëtares që të shkojë në kurs aktrimi pasi nuk di të aktrojë.

“Gëzuar Baftjar! Një kuriozitet kisha unë, kush ishte miza dhe kush bleta? Herë tjetër futini ndonjë kurs aktrimi kur merrni cmimin, se nuk di,”– shkroi Enxhi Nasufi.

Më pas në një postim të dytë, këngëtarja iu drejtua Anxhela Peristeri duke i thënë se “kësaj i thonë të gënjesh veten me presh”.

Ajo shkroi se është zhdukur emocioni i të kënduarit dhe të priturit të emrit të fituesit në konkurset muzikore.

Teksa u kërkoi këngëtarëve të tregojnë “pak respekt për veten dhe artistët e tjerë”, Enxhi Nasufi shkroi se shpallja e Anxhela Peristerit fituese është paturpësi dhe cinizëm.

“Kësaj i thonë të gënjesh veten me presh! Realisht nuk e di kënaqësinë dhe gëzimin, emocionin dhe energjinë e një cmimi që e di se do e fitosh pa nisur cdo gjë! Ku u zhduk emocioni i të kënduarit, emocioni i të priturit! Dhe më besoni e kam me fenomenin, i cili po bëhet më i shëmtuar dita-ditës.

Kjo gjëja nuk ka të bëjë me mua si artiste, por me të gjithë ne. por kur nuk flasim e të mbrojmë veten, artin dhe festivalin shumë mirë të na bëhet. Nëse e meritojmë e jemi të aftë le ta marrim çmimin ashtu pastër e papritur! Le të tregojmë pak respekt për veten dhe artistët e tjerë! Të tilla gjëra në përceptimin tim i quaj cinizma dhe paturpësi, dhe s’ka lidhje me faktin se nuk isha pjesë e finales! Nëse do kapnim thelbin e gjëse do ecnim ndoshta me hapa të tjerë!”- përfundoi ajo.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat