Bella Hadid provon ngjyrën e pazakontë të flokëve që me siguri do të jetë trendi i vitit 2021

Bota e Yjeve

Bella Hadid provon ngjyrën e pazakontë të flokëve që me siguri do të jetë trendi i vitit 2021

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 15:54
Bella Hadid

Bella Hadid po e mbyll vitin me një ndryshim të pazakontë në flokët e saj. Pasi preu balluke, ajo ka provuar të luajë me ngjyrën e flokëve.

Gjatë një dalje në qytetin e Nju-Jorkut të martën, modelja u fotografua me ‘highlights’ portokalli, sipas “Nylon”.

Fillimisht ajo na tregoi ndryshimin me një selfie të publikuar në Instastory-n e saj.

Duket se ngjyra e re e flokëve të modeles së famshme është e frymëzuar nga vitet ’90.

Pamja e Bella Hadid është ndër më të guximshmet që kemi parë nga ajo deri më tani dhe nuk e dimë nëse kjo ngjyrë do të jetë e përhershme apo e përkohshme.

Por, me shumë mundësi Bella mund të ketë krijuar një nga trendet për 2021-in, sepse shfrenimi i fantazisë në ngjyrën e flokëve do të jetë një opsion shumë i përdorur në vitin që vjen.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat