Ami dhe Ermali, këtë vit show-n e kanë lënë në shtëpi

Bota e Yjeve

Ami dhe Ermali, këtë vit show-n e kanë lënë në shtëpi

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 15:57
Ermali Mamaqi dhe Ami

Krishtlindjet duket se ndihen më shumë se kurrë në shtëpinë e Ermalit dhe Amit.

E pamjet më të bukura festive mes dekorit të festave, ngjyrave të kuqe e jeshile, i ka zbuluar Rezarta Shkurta me disa video në llogarinë e saj ku ka treguar se ka qenë duke xhiruar familjen Mamaqi, e cila e bën gjithmonë të qeshë pafund.

“Serenata më e bukur që më kanë dedikuar. Mbrëmë tek familja e bukur e Amit & Ermalit ku te qeshurat me shpirt nuk i shmang dot”, ka shkruar Shkurta krah videove në shtëpine e dyshes.

Ndjekësit me siguri po presin për rezultatin final të këtyre xhirimeve, ndonëse për hir të së vërtetës edhe kaq mjaftoi për të sjellë atmosferën më të bukur të fundvitit nga familja e Ermalit dhe Amit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat