Madonna: Dikur nuk kisha para të blija fustan, i qepja vetë

Bota e Yjeve

Madonna: Dikur nuk kisha para të blija fustan, i qepja vetë

Nga: D.B. Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 16:42
Madonna

Ajo është diva e muzikës. Por jeta e Madonnës nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Këngëtarja në një postim në Instagram ka kujtuar momentet kur ishte e varfër.

Madonna shprehet se kur ishte në gjimnaz, nuk kishte lekë për ta blerë, ndaj ajo dhe motra e saj e qepën vetë fustanin e diplomimit. Ndërsa shtoi se fustani nuk ka dekolte të hapur dhe as gjunjë të ekspozuar për shkak të fanatizmit të babait të saj.

“Motra ime Paula dhe unë në ditën e diplomimit në shkollë të mesme! I qepëm vetë fustanet nga skicat e Butterick. Më vinte kaq turp që nuk kishim mundësi të blinim fustane në dyqane. Nga ana tjetër, më vjen mirë që mësova si të qep me makinë qepëse. Vini re: As dekolte, as gjunjë të ekspozuar!! Babi Ciccone ishte shumë strikt!”,-shkroi Madonna në mbishkrimin e fotografisë.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat