Oriola Marashit i “kushton” shumë një lapsus i vogël

Bota e Yjeve

Oriola Marashit i “kushton” shumë një lapsus i vogël

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 22:42
Oriola Marashi

Personazhete  njohur janë gjithmonë nën lupën e fansave. Sigurisht që çdo gjë që bëjnë të famshmit tërheq vëmendjen dhe një gabim i vogël mund të “kushtojë” shumë.

Pikërisht diçka e tillë i ka ndodhur mbrëmjen e sotme, Oriola Marashit, e cila si shumë personazhe VIP ju ka uruar Krishtlindjen besimtarëve të krishterë. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto të saj dhe në vend që të shkruante “Merry Christmas” ka shkruar “Marry Christmas”.

Kjo gjë ju ka rënë direkt në sy fansave të saj, të cilët ja kanë vënë publikisht në dukje gabimin modeles. Mirëpo ajo e ka kaluar me shumë sportivitet këtë situatë dhe ju ka dhënë një mesazh të gjithëve. Oriola nuk është përpjekur aspak ta fshehë gabimin, por menjëherë e ka gjetur përgjigjen për lapsusin.

“E dija që kësaj radhe s’do shpëtoja paq! Nuk e kanë të gjithë anglishten si gjuhën e tyre kombëtare”, ka shkruar modelja.

Oriola këto kohë ka pasur disa projekte ndërkombëtare, ku shpesh ka qenë imazhi kryesor në disa fushata modelingu në Turqi e vende të tjera. Sakaq pritet që modelja të publikojë së shpejti edhe një këngë të saj dhe këtë sekret e ka zbuluar para disa kohësh e ëma, Xhoi Jakaj.

Ajo tregoi se modelja ka studiuar për 9 vite muzikë klasike dhe se është mezzosoprano. Xhoi tha se kënga e Oriolës mund të jetë një përzierje mes dy zhanreve të ndryshme, por nuk dha shumë detaje të tjera. Nga ana tjetër vetë Oriola nuk ka reaguar ende në lidhje me këto lajme.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat