Blero realizon fotosesion festiv me familjen, ka një mesazh për të gjithë

Bota e Yjeve

Blero realizon fotosesion festiv me familjen, ka një mesazh për të gjithë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 22:44
Blero dhe Afrona Dika me Tarën

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, në prag të festave ka realizuar një fotosesion të veçantë.

Ai ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga ky set fotografik, ku shfaqet bashkë me gruan e tij, Afronën dhe vajzën, Tarën.

E gjithë familja ishin veshur me motive festive, ndërsa pozuan të lumtur pranë pemës së Vitit të Ri.

Në mbishkrimin e imazheve, artisti uroi fansat për një vit të mbarë, teksa thotë se pavarësisht asaj që kaluam, duhet të dimë të përmballemi me sfidat.

“Ky vit ka qenë për të gjithë ne me plot sfida. Ndonjëherë ndodhin situata të tilla në jetë të pa shpjegura, që na bejnë të reflektojmë dhe të dalim në përfundim se ajo që duhet vlerësuar është, dashuria, gëzimi mbi të gjithat shëndeti. Ju urojme nga zemra festa të bukura dhe një vit sa më të mbarë. Shëndet të keni ju dhe familjet tuaja. Le Të vij nje vit që ta lej pas vitin 2020 që sprovoi shumë familje. Gezuar Miq @afronadika @klevinhalili“, shkruan ai.

Ndryshe, “Merri sytë e mi” titullohet projekti i fundit muzikor nga Blero.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat