Loredana me veprimin e fundit na surprizoi të gjithëve!

Bota e Yjeve

Loredana me veprimin e fundit na surprizoi të gjithëve!

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 08:39
Loredana

Loredana është jo vetëm reperja por edhe ndër artistet shqiptare më të suksesshme, duke korrur suksese edhe në tregun ndërkombëtar.

Për shkak të rrymës së muzikës, Lori ka krijuar te publiku figurën e një vajze rebele, mistrece, të pabindur. Do e tepronim nëse do e quanim “tomboy”?

Gjithsesi, ajo na ka surprizuar të gjithëve mbrëmjen e djeshme duke postuar një foto duke gatuar. Emmm, prit! Jo thjesht duke gatuar, por duke tërhollur.

Nuk e dimë se çfarë po përgatit reperja, por ja që ajo di të jetë edhe amvisë e “gocë për shtëpi” shembullore.

Në këtë rast, do vlente shprehja “Loredana i bën të gjitha!”

Ajo po e mbyll 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme. Pak ditë më parë, reperja publikoi albumin e saj “Medusa” që po korr shumë sukses dhe është pritur goxha mirë nga fansat.

Ai përmban 11 këngë, nga të cilat 4 me videoklipe dhe intron. Këngët janë të gjitha gjermanisht dhe titullohen: King Lori, Checka, Easy, Rockstar, Naher zu mir, Kein hunger, gangster, uh uh, Alles egal, Geht schon dhe Tut mir nicht.

Kujtojmë se Loredana ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes në tregun ndërkombëtar duke u shpallur reperja më e dëgjuar në Spotify dhe Youtube në Gjermani, “Best Breaking Act” në Swiss Music Awards, “Best Swiss Act” në MTV EMA .

Ndërkohë, nga ana tjetër ajo dhe Mozzik konfirmuan ribashkimin gjatë dokumenarit biografik të Loredanës. Shumë shpejt thuhet se do bëjnë një bashkëpunim e ne mezi po presim.

Këtë muaj ajo prezantoi edhe linjën e saj të produkteve kozmetike dhe fund më të mirë të 2020 s’mund të kishte bërë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat