Tolgahan e ka mësuar gjininë e fëmijës nga celulari, Almeda publikon mesazhet

Bota e Yjeve

Tolgahan e ka mësuar gjininë e fëmijës nga celulari, Almeda publikon mesazhet

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 08:46
Almeda Abazi

Almeda Abazi zbuloi para pak kohësh se fëmija i dytë që po pret është vajzë. Kjo gjë e ka lumturuar pa masë çiftin, por duket se Tolgahan e ka ndjerë prej kohësh këtë gjë. Së fundmi fansat e kanë pyetur Almedën të tregojë se si e ka mësuar bashkëshorti i saj gjininë  e fëmijës.

Ajo ka publikuar një pjesë nga biseda që ata kanë bërë bashkë në WhatsApp dhe nga fjalët që ka shkruar Tolgahan duket se është emocionuar shumë.

“E dija. Të thashë të kujtohet? Po më shkëlqejnë sytë”, i ka shkruar Tolgahan në mesazhe.

Almeda ka treguar se kur ka mësuar gjininë, Tolgahan nuk ka qenë pranë saj, sepse ka qenë në Stamboll.

Dyshja e njohur e zbuluan gjininë e fëmijës për publikun me një video shumë të ëmbël, në të cilën shihet se nga një kuti nxjerrin një bluzë të kuqe. Mirëpo përveç reagimeve të tyre shumë të bukura, ndjekësve ju ka rënë në sy fakti që Almeda kishte zgjedhur ta bënte publike gjininë e fëmijës ndryshe.

Shumë u habitën përse ajo zgjodhi një bluzë të kuqe dhe jo diçka në ngjyrë rozë, duke qenë se fëmija që pret është vajzë. Ndaj Almeda vendoi t’ju përgjigjet të gjithëve e t’ju shuajë kuriozitetin.

Ajo ka treguar se e gjithë kjo ka qenë spontane dhe në minutë të fundit është përgatitur e gjitha. Ndërkohë që ajo ka bërë kontrollin, familja është marrë me këtë pjesë dhe kanë vendosur një rrobë të vjetër të Efehan në kuti. Edhe nga videoja dallohej qartë se ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur, Almeda dhe Tlgahan kishin organizuar diçka të thjeshtë në shtëpinë e tyre për të zbuluar gjininë e fëmijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat