Pasi u bë nënë për herë të parë, zbulohet kush është partneri i Shkurte Gashit

Bota e Yjeve

Pasi u bë nënë për herë të parë, zbulohet kush është partneri i Shkurte Gashit

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 09:30
Shkurte Gashi

Pak ditë më parë, u raportua se Shkurte Gashi ka sjellë në jetë një djalë, duke u bërë kështu edhe nënë për herë të parë.

Këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me shtatzëninë, të cilën e mbajti të fshehtë, e aq më pak për lindjen.

Ajo është munduar ta mbajë jetën private larg syrit të publikut gjithmonë, dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe me këtë moment shumë delikat dhe të rëndësishëm për të.

Por, përveç shtatzënisë, këngëtarja nuk ka zbuluar as partnerin dhe babain e fëmijës së saj.

Megjithatë, duket se identiteti i tij është zbuluar dhe për këtë është bërë shkak një ripostim i Lum Salihut, djalit të këngëtares Shyhrete Beluli, që ka uruar ardhjen në jetë të Malit, djalit të Shkurtes.

Personi që ka publikuar buqetën në Instastory është pikërisht partneri i këngëtares, i cili quhet Albert Limani, sipas “Prive”.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat