Enca kërkon diçka fansave të saj

Bota e Yjeve

Enca kërkon diçka fansave të saj

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 13:11
Enca 

Enca i është bashkuar sfidës më të fundit të Instagramit, “Më trego një foto” dhe gjithë vëmendjen në fakt e ka marrë një video.

Dikush nga ndjekësit e saj i ka kërkuar të publikojë një moment duke tymosur cigare kanabis dhe sigurisht që Enca ja ka plotësuar dëshirën. Këngëtarja ka publikuar një video duke konsumuar lëndë narkotike brenda në makinë, ndërkohë që udhëton rrugëve të New York-ut me një mikun e saj. Ajo shprehet se kjo është një nga videot e saj më të turpshme dhe ju ka kërkuar fansave që të mos e gjykojnë.

“Kjo është videoja më e turpshme që kam për të publikuar ndonëjherë. Mos më gjykoni”, ka shkruar Enca përkrah videos.

Këngëtarja ka treguar edhe më herët se ajo ka provuar lëndët narkotike dhe nuk e ka pasur problem ta ndajë këtë gjë me fansat e saj.

Muajt e fundit Enca nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, pasi i është dashur të qëndrojë e izoluar në shtëpi për një kohë të gjatë. Pas një aksidenti, këngëtarja ju nënshtrua një operacioni në këmbë dhe për 3 muaj me radhë nuk ka mundur të lëvizë fare. Para pak ditësh ajo zbuloi se pas disa seanca fizioterapie ka mundur t;’ riktehhet normalitetit dhe të ecë sërish me këmbët e saj.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat