“Ishim shumë të afërt”- Moderatorja shqiptare nuk i mbajti dot lotët kur përmendi të atin e ndjerë

Bota e Yjeve

“Ishim shumë të afërt”- Moderatorja shqiptare nuk i mbajti dot lotët kur përmendi të atin e ndjerë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 17:05
Argjira Spanca

Moderatorja e njohur, Argjira Spanca rrëfeu dje historinë e trishtë të jetës së saj.

Ajo kujtoi me mall të atin e ndjerë që ka ndërruar jetë, duke treguar se ka qenë shumë e lidhur me të.

“Më merrte me vete në mal, dilnim për gjueti, ishim shumë të afërt. Kur mendoj ta bëj apo jo diçka, gjithmonë pyes veten se si do të donte babi. Më duket se më ndjek në çdo hap”,- tregoi mes lotësh dhe shumë e emocionuar Argjira.

Moderatorja njihet për stilin e veçantë të të veshurit dhe është një ndër emrat më të rinj të ekranit, që  tërhoqi vëmendje me eksperiencën në “E Diell”.

Më herët, ajo ka treguar se ka pasur oferta që të futet në botën e televizionit edhe në Kosovë, por nuk e ka gjetur veten në projektet që i janë ofruar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat