Rita Ora rrëfen frikën e saj më të madhe që e bën të shkojë në terapi për të mos pësuar atak paniku

Bota e Yjeve

Rita Ora rrëfen frikën e saj më të madhe që e bën të shkojë në terapi për të mos pësuar atak paniku

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 17:12
Rita Ora

Rita Ora ka zbuluar frikën e madhe që ndjen qëkur nëna e saj u diagnostikua me kancer gjiri.

Në vitin 2005, Vera Ora, u diagnostikua me këtë kancer, kur ishte vetëm 39 vjeç dhe lufta me të nuk ka qenë e lehtë, duke ndikuar shumë edhe tek Rita.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar për “The Sun” se jeton me frikë se mund të ketë të njëjtin fat si nëna e saj, edhe pse testi i gjenit ka treguar të kundërtën.

“Thonë shikoni mos keni ndonjë kokërr në gjoks, por nëna ime nuk kishte, ajo kishte thjesht një dhimbje të fortë dhe sërish shkoi e u kontrollua. Unë kam bërë testin BRCA (testin e trashëgueshëm të kancerit të gjirit) dhe testin e gjenit, dhe për fat të mirë, nuk e kam gjenin.

Por gjithsesi unë sërish kontrollohem rregullisht. Gjenetikisht, ne nuk kemi pasur ndonjë histori me kancer gjiri në familje përpara nënës sime, por ajo sërish u diagnostikua me të.

Ka shumë video online që të ndihmojnë dhe që unë i kam përdorur. Duhet të jeni të informuar për trupin tuaj”, tregoi Rita.

Vera u diagnostikua me një formë agresive të sëmundjes. Rita ka pranuar se gjatë të 20-tave të saj ka qenë shumë e shqetësuar se mund të diagnostikohej edhe ajo me kancer gjiri.

Këngëtarja ka treguar se punon shumë me mendjen duke mësuar gjithçka për këtë gjë dhe se ushtrohet e shkon në terapi për të mos pasur atak paniku.

“Secili nga ne ka mënyrën e tij se si i përballon mendimet dhe unë besoj shumë në terapi, që më ka ndihmuar shumë. Gjithashtu, bëj stërvitje dhe meditoj që të jem në gjendje ta mbaj panikun nën kontroll”,- rrëfeu Rita.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat