“Do të thotë gjithçka për mua”- Beatrix Ramosaj rikthehet në muzikë pas një kohe të gjatë, shfaqet në skena të nxehta me Eugent Bushpepën

Bota e Yjeve

“Do të thotë gjithçka për mua”- Beatrix Ramosaj rikthehet në muzikë pas një kohe të gjatë, shfaqet në skena të nxehta me Eugent Bushpepën

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 17:17
Beatrix Ramosaj

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është rikthyer në tregun muzikor pas një mungese prej tre vitesh.

Ajo solli këngën “Dancing With The Devil”, kompozimin e së cilës e bëri në bashkëpunim me këngëtarin Eugent Bushpepa.

Dyshja realizuan së bashku videoklipin, ku shfaqen në skena të nxehta me njëri-tjetrin.

Mes tyre nuk munguan puthjet, ledhatimet dhe përqafimet.

Në një postim në Instagram, Beatrix Ramosaj u shpreh se kënga “do të thote gjithçka për të”.

“Kjo këngë do të thotë gjithçka për mua ? Ndihesha e humbur dhe në atë moment fjalët dhe melodia më dolën si me magji ?✨? Mezi prisja ta ndaja këtë këngë të veçantë me ju. Unë mund ta ndiej zemrën time duke rrahur në kraharorin tim … nuk mund të besoj se kjo po ndodh vërtet!”– shkroi ajo, e cila më pas falenderoi Eugent Bushpepën për bashkëpunimin.

“Ishte privilegj për mua të të kisha pjesë të këtij krijimi që për mua do të thotë shumë ❤️ Pjesëmarrja jote në të do të jetë një nga kujtimet më të bukura për mua,”– përfundoi këngëtarja.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat