Billie Eilish humb një milion ndjekës në instagram për shkak të një vizatimi të gjinjëve

Bota e Yjeve

Billie Eilish humb një milion ndjekës në instagram për shkak të një vizatimi të gjinjëve

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 13:01
Billie Eilish

Billie Eilish kishte ndarë vizatimet me 73 milion ndjekësit e saj në faqen e mediave sociale si pjesë e një trendi “posto një foto”.

Billie ndau skicat pasi fansat i kërkuan asaj të postonte “një vizatim për të cilin jeni me të vërtetë krenare”, të hënën.

Këngëtarja adoleshente shpërndau një faqe nga libri i saj i skicave që përmbante një numër vizatimesh të gjinjve.

Image
Billie Eilish

Ajo shkruajti krahas saj: “Këto sepse mua më pëlqen të vizatoj gjinj.”

Një nga fansat e saj më vonë ndau disa pamje të llogarisë së Billie në Instagram në të cilat tregonte se ndjekësit e saj kishin rënë nga 73 milion në 72.9 milion.

Ata shrkuan në Twitter për të ndarë këtë dhe pretenduan se skicat e Billie mund të jenë fajtorë për rënien e numrit të ndjekësve, megjithëse mund të jetë thjesht rastësi që rënia ndodhi në këtë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat