E mendoni dot Chiara Ferragni-n me një ngjyrë tjetër flokësh përveç bjondes?

Bota e Yjeve

E mendoni dot Chiara Ferragni-n me një ngjyrë tjetër flokësh përveç bjondes?

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 21:50
Chiara Ferragni

Blogerja me famë botërore, Chiara Ferragni, është një ndër bjondet më simpatike të rrjeteve sociale.

Prej vitesh jemi mësuar ta shohim bjonde dhe me siguri asnjëri prej jush nuk e imagjinon dot me një tjetër look.

Mirëpo, Chiara është rikthyer sot pas në kohë dhe ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto kur kishte ende flokët e saj natyralë.

Blogerja shfaqet në foton e publikuar me flokët e saj në ngjyrë të kuqërremtë dhe të themi të vërtetën u habitëm pak, aq sa fillimisht s’na u duk si Chiara.

“2015, me flokët e mia natyrale”- ka shkruar ajo krahas postimit.

Chiara dhe Fedez shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të dytë.

Djali i tyre bukurosh, Leo, do të bëhet me motër dhe familja e tyre është në qiellin e shtatë nga lumturia.

Çifti vendosi ta ndajnë këtë lajm të bukur me publikun shumë shpejt pasi e mësuan, ndërsa blogerja nuk i ka kursyer aspak momentet e shtatzënisë në rrjete sociale.

Ajo ndan shumë shpesh me fansat foto ku tregon barkun e rrumbullakosur, ndërsa tashmë është në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Ata ende nuk e kanë treguar ç’emër kanë menduar për të voglën që do të vijë në jetë së shpejti, por mirëpresin çdo sugjerim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat