Marsela Çibukaj rrëfen momentin e vështirë në jetë dhe sëmundjen e nënës: Kalonte nga një pavion në tjetrin

Bota e Yjeve

Marsela Çibukaj rrëfen momentin e vështirë në jetë dhe sëmundjen e nënës: Kalonte nga një pavion në tjetrin

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 12:48
Marsela Çibukaj

Marsela Çibukaj ka rrëfyer momentin e saj më të vështirë në jeta kur mamaja e saj po përballej me një sëmundje të keqe.

Në atë periudhë ajo ishte rreth 15-vjeçe dhe i duhej të kujdesej për motrën e vogël, 6-vjeçe ndërsa e ëma kalonte nga një pavion në tjetrin me shpresën se do të shërohej.

Pas shërimit të nënës, këngëtarja u shpreh se duhej të nisnin çdo gjë nga e para ndërsa dhimbjen e ktheu në forcë.

“Edhe jeta ime ka pasur momente jo të bukura. Gjithmonë më është dukur që sa herë arrinim një lloj qetësie, ndodhte dicka dhe fillonim nga e para. Një rast është kur mami mu sëmur. Mu desh që të kujdesesha për motrën ndërkohë që babi do ndiqte mamin nëpër spitale. Bënin kilometra rrugë nga Roma në Milano, vetë humbi punën, e rifilluam edhe njëherë nga e para. Motra ishte shumë e vogël rreth 6 vjeçe, unë vetë mund të kem qenë as 14-15 vjeçe dhe kujdesesha unë për të sepse ishte një moment ku mami kalonte nga një pavion në tjetrin me shpresën më të madhe që t’ja dilte se bëhej fjalë për një sëmundje të keqe.

Momentet e vështira, çdo familje i kalon. Nuk jemi as të parët e as të fundit fatkeqësisht. Ky vit sidomos na tregoi që ka disa gjëra që vlejnë më shumë se çdo gjë tjetër. Dhe me siguri gjëja që vlen më së shumti është njerëzit e zemrës t’i kemi afër. Kam kuptuar se janë sfida që na forcojnë kockat më shumë, duhet ta kthejmë në forcë dhe kurajo për kë kemi afër,”- u shpreh ajo, e ftuar ne “ABC News”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat