Vesa Luma dhe Big Basta e pritën Vitin e Ri para nesh! Publikojnë pamjet nga festimet në Zelandën e Re

Bota e Yjeve

Vesa Luma dhe Big Basta e pritën Vitin e Ri para nesh! Publikojnë pamjet nga festimet në Zelandën e Re

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 14:51
Vesa Luma dhe Big Basta, Lian

Australia është kontineti i parë në botë që pret vitin e ri. Tashmë 2021-shi ka trokitur në anën tjetër të botës dhe pavarësisht kohës së vështirë që po jetojmë festimet nuk kanë munguar.

Si çdo vit tjetër në Zelandën e Re ka pasur një spektaklël fishekzjarresh, që janë ndjekur me shumë emocion nga gjithë banorët e vendit. Mes tyre edhe nga Big Basta e Vesa Luma, të cilët në fakt këtë herë kanë festuar shumë thjesht. Ka qenë vetë Vesa që ka publikuar momente të ndryshme nga festa e tyre private dhe familjare. Këtë vit ata e kanë festuar vetëm me njëri-tjetrin e vogëlushin e tyre Lian.

Ajo ka publikuar një video nga shtëpia, në të cilën shihet Big Basta duke kërcyer me Lianin në krahë nën ritmet e muzikës popullore tiranase.

“Çuna tirone jonë, rronjët aty i kanë, në fund të botës me shku… shpirtin e kanë aty”, ka shkruar Vesa Luma përkrah videos, duke treguar se ata nuk do e harrojnë kurrë origjinën e tyre kudo që të jenë.

Këngëtarja ka treguar se pas orës 00:00, pasi ka trokitur Viti i Ri, kanë hedhur fishekzjarre para oborrit të shtëpisë së tyre.

“Gëzuar, paçi vetëm shëndet në 2021”, ka uruar Vesa Luma.

Image
Insta
Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat