E bukura Arbnorë, gati për t’ ia prerë shiritin një tjetër karriere

Bota e Yjeve

E bukura Arbnorë, gati për t’ ia prerë shiritin një tjetër karriere

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 22:46
Arbnora Ademaj

Me çfarëdo fjale që e nisim këtë shkrim për Arbnora Ademaj, duket sikur është thënë për të. I janë vënë të gjitha epitetet më të bukura, thënë gati të gjitha fjalët e mrekullueshme. Por, ka ende?

Missi me disa kurora, vajza shtatë lartë, elegante dhe e rafinuar, gjatë gjithë këtij viti ka qenë në thuajse në të gjitha mediet duke u komentuar për atë që është e që bënë.

Arbnora e bukur ka lënë pas botën e spektaklit dhe është gati për tia prerë shiritin një tjetër karriere, asaj të filmit e serialeve, madje në industrinë gjigande në Turqi.

Arbnora tashmë ka marrë rolet e para ku do të luaj përkrah yjeve të kinematografisë turke, por për shkak të pandemisë janë stopuar xhirimet.

E, viti që vjen, Arbnora Ademajn do të gjej në shesh-xhirim duke bërë punën që gjithmonë e ka dashur, e ku do të dëshmohet edhe afiniteti i saj në aktrim.

Ndryshe, Arbnora është ndër të paktat bukuroshe me kurorë missi që ka treguar se pos buzëqeshjes së ëmbël e pozave para aparatit fotografik, di të bëjë shumë më shumë botën e modës, spektaklit, televizionit dhe biznesit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat