Fustani i Georgina Rodriguezit për ceremoninë në Dubai u disejnua në Prishtinë, vjen reagimi i mediumit serb

Bota e Yjeve

Fustani i Georgina Rodriguezit për ceremoninë në Dubai u disejnua në Prishtinë, vjen reagimi i mediumit serb

Më: 2 janar 2021 Në ora: 00:30
Georgina Rodriguez

Në ceremoninë "Globe Soccer Awards" për futbollistin më të mirë të shekullit në Dubai, laureati Cristiano Ronaldo dhe e fejuara e tij, Georgina Rodriguez rrëmbyen gjithë vëmendjen me pamjen e tyre.

Georgina shkëlqeu me pamjen e saj, si dhe me fustanin e kuq, ku të gjithë i la "pa frymë".

Mediat spanjolle tashmë kanë zbuluar detaje nga fustani i Georginës, i cili ishte disejnuar në Kosovë, saktësisht në Prishtinë, nga dizajnerja e famhsme, Lia Stublla.

Vëmendje tërhoqi edhe maska të cilën e mbante Georgina si masë mbrojtëse ndaj COVID-19, e cila mundëson mbrojtje të sigurtë ndaj virusit korona.

Në lidhje me këtë kanë shkruar edhe mediat serbe, teksa "Telegraf.rs" në mes të tjerash shkruan:

"Fustan nga Kosova, maskë që 'vret' koronën: Detaje nga pamja magjepëse e Georginës së Ronaldos".

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat