Edhe pse i dhanë fund “lidhjes” së tyre, Ardian Bujupi nuk harroi ta përmendte Sabrine Khan në “bilancin e tij” të 2020-ës

Bota e Yjeve

Edhe pse i dhanë fund “lidhjes” së tyre, Ardian Bujupi nuk harroi ta përmendte Sabrine Khan në “bilancin e tij” të 2020-ës

Më: 2 janar 2021 Në ora: 00:38
Ardian Bujupi dhe Sabrine Khan

Zërat rreth një romance të mundshme mes Sabrine dhe Ardianit filluan pas këngës së artistit shqiptar “Modela” që u publikua rreth 5 muaj më parë, ku ajo shfaqej si protagoniste.

Pas klipit ata u panë shpesh së bashku e nuk i kursyen fotot krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Jo vetëm kaq. Edhe në TikTok kanë publikuar disa video mjaft të dyshimta, ku lihet të kuptohet se ndoshta edhe bashkëjetojnë.

Madje për ditëlindjen e modeles autori i hitit “Çika Çika” publikoi një foto ku shihen së bashku në një dhomë gjumi.

Image

Kjo i rriti edhe më shumë dyshimet për romancën e tyre. Por, për arsye që nuk i dimë tashmë ata nuk janë më bashkë.

Pavarësisht të gjithave, duket se Sabrine mbetet pjesë e jetës së tij, qoftë edhe si një kapitull i mbyllur. Këngëtari ka ndarë disa foto në Instastory duke treguar momentet më interesante të 2020.

Image

Dhe mes tyre ka përzgjedhur edhe një foto me modelen gjatë xhirimeve të videoklipit, ndonëse nuk i ka bërë tag.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat