Ajo që po prisnim!

Bota e Yjeve

Ajo që po prisnim!

Më: 2 janar 2021 Në ora: 06:43
Ava Max

Këngëtarja shqiptare Ava Max është një prej emrave më të njohur të muzikës në botë, e cila nuk ngurron aspak ta tregojë kudo me krenari origjinën e saj shqiptare.

Sa herë i jepet rasti në intervista të ndryshme apo edhe në rrjete sociale, Ava flet shqip.

Madje së fundmi, ajo ka realizuar edhe një intervistë për “Telegrafin”, ku ka folur më shumë për projektet e saj dhe planet për vitin 2021.

Publikisht, Ava ka treguar se do të vijë për herë të parë në Shqipëri për të vizituar vendin e origjinës së saj.

“Po, po dhe po! Ndjehem sikur e kam thënë tani për vite me radhë dhe i kam thënë vetës hajde pra, është koha të shkoj atje! Kështu që po – premtoj se do të vij në Shqipëri. Prejardhja ime është shumë e rëndësishme për mua dhe atë se kush jam tani. Prindërit e mi u zhvendosën këtu nga Shqipëria dhe ma kanë ngulitur këtë krenari të pabesueshme për vendin tonë. Mezi pres të vij!”- tha Ava.

Së fundmi, Ava foli shqip në një televizion gjerman, ndërsa videoja e saj bëri xhiron e rrjetit.

Në bisedë e sipër me gazetaren Arta Ramadani, Ava pranoi me kënaqësi të madhe të flasë shqip.

“Si jeni të gjithë? Unë jam Amanda apo Ava Max.”- tha këngëtarja ndërsa gazetarja ia ktheu po në shqip:

“Edhe je shumë e bukur!”

“Faleminderit, unë i kam flokët të zeza, nuk i kam bjonde.”- tha Ava duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat