Dua dhe Anwar fillojnë pushimet romantike në Meksikë

Bota e Yjeve

Dua dhe Anwar fillojnë pushimet romantike në Meksikë

Më: 2 janar 2021 Në ora: 15:43
Dua Lipa

Dua dukej mahnitëse me bikini të vogla, teksa kaloi një ditë romantike me të dashurin Anwar Hadid, në plazhin e Meksikës.

Dua Lipa dhe i dashuri Anwar Hadid dolën në plazhet e Meksikës në ditën e Vitit të Ri për të marrë rreze dielli, shkruan Daily Mail.

Ylli i popit, 25 vjeçe, dhe modeli, 21 vjeç, dukeshin të relaksuar ndërsa shijonin kohën dhe u panë duke u qetësuar në një shezlong së bashku.

Dua kishte veshur një palë bikini me ngjyra të ndezura, duke shfaqur linjat trupore.

Ajo kishte lidhur flokët e errëta në majë të kokës dhe kishte vendosur një palë vathë si aksesorë.

Anwar, ndërkohë, kishte veshur pantallona të shkurtra plazhi dhe shijonte diellin me të dashurën e tij.

Dyshja kanë udhëtuar në Meksikë për të kaluar  Vitin e Ri, pasi qëndruan në familjen e Anwarit.

Dua dhe Anwar u takuan për herë të parë në qershor 2019 dhe këngëtarja që atëherë është bërë e afërt me familjen Hadid.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat