Miley Cyrus godet sërish!

Bota e Yjeve

Miley Cyrus godet sërish!

Më: 3 janar 2021 Në ora: 08:39
Miley Cyrus

Miley Cyrus befason gjithmonë me deklaratat e saj dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe së fundmi. Këngëtarja e njohur ka treguar në një intervistë se ajo e zbukuron shtëpinë e saj me lodra seksi që i përdor si skulptura.

Ajo është shprehur se e adhuron faktin që është beqare për momentin, sepse mund ta dekoroj shtëpinë e saj me çdo gjë që dëshiron.

“Më pëlqejnë lodrat e seksit. I blej për veten time, por përfundoj duke i përdorur për dizajn të brendshëm. Seksi dhe dizajni i brendshëm janë shumë të lidhur bashkë në fakt”, është shprehur këngëtarja.

Duke reflektuar për tre ndarjet e saj publike me Liam Hemsworth, Cody Simpson dhe ish të dashurën Kaitlynn Carter, Miley ka shtuar: “Hera e vetme që më është dukur sikur kam aktruar në jetën time ka qenë në ato marrëdhënie që nuk po funksiononin më për mua. Kështu që unë i inkurajoj njerëzit të jenë të logjikshëm, mos u zhytni në emocione, bëni listën tuaj, shikoni se në çfarë po kontribuon dikush dhe çfarë po grabit nga jeta juaj dhe më pas merrni një vendim. Nëse nuk jeni të lumtur, lëvizini”.

Ajo ka qenë thuajse për një dekadë në një lidhje me Liam Hemsworth dhe pak muaj pasi u martua me të, vendosi të divorcohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat