Fjolla tregon planet me biznesmenin: Duam një bebe

Bota e Yjeve

Fjolla tregon planet me biznesmenin: Duam një bebe

Më: 3 janar 2021 Në ora: 14:12
Fjolla Morina

Fjolla Morina konfirmoi pak muaj më parë lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla, lidhje e cila u pasua me shumë lajme e komente. Fjolla zbuloi gjithashtu se Fisniku i ka propozuar për martesë dhe së shpejti ata do ta zyrtarizojnë lidhjen e tyre.

Në një intervistë për revistën Who, Fjolla tregon se po pret të rregullojë disa gjëra dhe do të mbajnë një dasmë të bukur.

"Ne jemi si të martuar, por besoj se do jetë edhe më bukur kur të krijojmë familjen tonë, mezi po presim", u shpreh Fjolla.

Këngëtarja tregoi se vajzat e saj e kanë pritur mirë lidhjen me Fisnikun dhe ai është shumë i dashur. Po ashtu Fjolla tregoi se edhe ajo i ka takuar fëmijët e Fisnikut.

Në fund Fjolla tha se nga ky vit kërkon një bebe. "Uroj që vitin e ri ta mbyllim me bebe, që po e presim me shumë dashuri. Ju uroj të gjithëve gëzuar vitin 2021, me shëndet të mirë. Ky vit që lamë mbrapa ka qenë shumë i keq për gjithë botën. Dhe ju uroj të gjithëve që ta gjejnë dashurinë e jetës siç e kam gjetur unë", përfundoi Fjolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat