10 vite më e madhe dhe me dy fëmijë! Kjo është e dashura e Harry Styles dhe fotot e çiftit po bëjnë xhiron e rrjetit

Bota e Yjeve

10 vite më e madhe dhe me dy fëmijë! Kjo është e dashura e Harry Styles dhe fotot e çiftit po bëjnë xhiron e rrjetit

Më: 5 janar 2021 Në ora: 13:10
Olivia Wilde

Harry Styles dhe Olivia Wilde duket se kanë konfirmuan romancën e tyre të re, pasi çifti është fotografuar së bashku në martesën e një shoku dhe pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit.

Siç shihet në fotot e siguruara nga “Page Six”, ish-këngëtari i “One Direction” dhe aktorja e Hollywood-it, ecin për dore pa u munduar të fshihen nga askush.

Olivia kishte veshur një fustan me lule dhe mbante në kokë një fjongo rozë ndërsa Harry zgjodhi një kostum klasik me një këmishë të bardhë me butona. Dyshja mbante po ashtu edhe maska ​​të zeza.

Image

Një burim i tregon “E! News” se Olivia dhe Harry ishin “çift” në dasmë në fundjavë në Montecito, Kaliforni, dhe qëndruan në të njëjtin hotel brenda natës para se të ktheheshin në Los Angeles.

Sipas mediave të huaja romanca e Olivia me Harry ka nisur prej pak kohësh dhe janë të lumtur.

Kujtojmë se këngëtari është pjesë e filmit të saj, “Don’t Worry Darling” dhe duket se ky bashkëpunim i ka afruar edhe më shumë.

Image

Në një intervistë të fundit me “Vogue”, Olivia dhe stilistja e filmit Arianne Phillips, zbuluan se ishin shumë të entuziazmuar që Harry ishte pjesë e projektit.

Dhe kur Harry vendosi të vishte një fustan për setin e tij fotografik për “Vogue”, Olivia ishte një nga mbështetësit e tij më të mëdhenj.

Në nëntor u raportua se Olivia dhe Jason Sudeikis i kishin dhënë fund fejesës së tyre shtatë-vjeçare në fillim të vitit 2020. Çifti ka dy fëmijë së bashku dhe për shkak të tyre janë miq ende.

Sa për Harry-n, ai më parë tha për Howard Stern se do të dëshironte një ditë të martohej.

Mes tyre ka një diferencë të madhe moshe, pasi Harry është 26 vjeç, kurse Olivia 10 vite më e madhe, 36-vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat