“Këtë moment e kam pritur qëkur isha 13 vjeç!”- Sara Kolami zbulon ndërhyrjen estetike që ka bërë së fundmi në…

Bota e Yjeve

“Këtë moment e kam pritur qëkur isha 13 vjeç!”- Sara Kolami zbulon ndërhyrjen estetike që ka bërë së fundmi në…

Më: 5 janar 2021 Në ora: 15:35
Sara Kolami

Sara Kolami ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale një foto, ku zbulon se ka kryer një ndërhyrje estetike në hundë!

Moderatorja ka treguar se këtë moment kishte që në moshën 13-vjeçare që e priste.

Kur ka qenë e vogël, aktorja ka pësuar një aksident, i cili i kishte lënë pasoja të mëdha në hundë.

Nisur nga kjo, mjekët e kanë këshilluar të bënte një ndërhyrje tjetër kur të ishte në moshë madhore, sepse e kishte të nevojshme.

Dita për të erdhi dhe Sara s’mund të ishte më e lumtur.

“4.01.2021 Këtë moment e kam pritur qëkur isha 13 vjeç! Kjo dëshirë nisi me një aksident të papritur që më ndodhi rreth moshës 4-5 vjeç, i cili deformoi hundën time fëminore dhe më krijoi probleme në frymëmarrje.

Edhe pse asokohe u krye një ndërhyrje aspak e lehtë, kirurgu vuri në dijeni prindërit e mi se në moshë adulte do të nevojitej një ndërhyrje tjetër.

Vitet kalonin dhe nevoja dhe dëshira rritej për ta kryer këtë ndërhyrje, por nuk mund ta merrja këtë vendim pa gjetur klinikën dhe mjekun e duhur!”, ka shkruar Kolami krahas fotos ku tregon rezultatin e ndërhyrjes.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat