Emma Stone dhe bashkëshorti i saj së shpejti prindër për herë të parë! Aktorja fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Bota e Yjeve

Emma Stone dhe bashkëshorti i saj së shpejti prindër për herë të parë! Aktorja fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Më: 5 janar 2021 Në ora: 17:58
Emma Stone

Lajmet për shtatzëninë e aktores qarkulluan në mediat e huaja që në shtator të vitit që lamë pas, ndërsa “Daily Mail” ka publikuar së fundmi foto të aktores me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar kështu zërat.

Gjithashtu, burime për “Us Weekly” bëjnë me dije se Emma Stone është tepër e lumtur për shtatzëninë e saj dhe për faktin që shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo i ka vënë synim vetes të jetë sa më aktive dhe të ndihmojë shtatzëninë të shkojë sa më mbarë dhe lehtë.

Image

Emma Stone dhe Dave McCary e bënë publike fejesën dhjetorin e vitit 2019, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ku Emma tregonte unazën e diamantit.

Dyshja kishin menduar të martoheshin që në mars, por i shtynë planet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat