Nicki Minaj paditet nga reperi i njohur për vjedhje kënge, ja sa mund të shkojë gjoba për të!

Bota e Yjeve

Nicki Minaj paditet nga reperi i njohur për vjedhje kënge, ja sa mund të shkojë gjoba për të!

Më: 6 janar 2021 Në ora: 13:10
Nicki Minaj

Nicki Minaj është paditur nga një reper i ‘Queens’, për shkak të këngës së saj “Rich Sex”.

Jawara Headley, që njihet me emrin e tij të artit Brinx Billions, kërkon prej saj më shumë se 200 milionë dollarë, shkruan “Daily Mail”.

Kjo pasi ai pretendon se ka shkruar një version të ngjashëm të këngës së reperes në vitin 2016 dhe Nicki ‘vodhi’ këngën e tij për albumin e saj të vitit 2018, me titull “Queen”.

Image

Sakaq, ai ka paditur edhe ‘Universal Music Group’, ‘Young Money’ dhe ‘Cash Money’ dhe kërkon prej tyre 200 milionë dollarë dëmshpërblim. Në dokumentet e siguruara nga mediat e huaja, Brinx pretendon se Nicki i tha atij se do të ishte jashtëzakonisht e famshme si këngë dhe do të bëhej një hit global.

Headley pretendoi se ai duhet të merrej si i vetmi autor, krijues, kompozitor, tekstshkrues dhe producent i këngës. Ai gjithashtu pretendon se kënga e Nickit ka muzikë të ngjashme, nota muzikore, aranzhim muzikor dhe ritëm muzikor me krijimin e tij.

“Shoqëria Amerikane e Kompozitorëve, Autorëve dhe Botuesve” raportoi se Headley tashmë është kredituar si një tekstshkrues i “Rich Sex”.

Image

Ende nuk dihet se çfarë vendimi do merret, por Nicki akoma nuk ka reaguar.

Ajo më 30 shtator solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë, si fryt i dashurisë me Kenneth Petty.

Së fundmi, ajo publikoi për herë të parë edhe portretijn e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat