Egli Tako ua merr në kthesë shumë reperëve të njohur shqiptarë!

Bota e Yjeve

Egli Tako ua merr në kthesë shumë reperëve të njohur shqiptarë!

Më: 6 janar 2021 Në ora: 23:18
Egli Tako

Në puntatën e 30 dhjetorit, Olsi Bylyku kishte në “Roped with Olsi” një të ftuar shumë speciale. Pikërisht partneren e tij Egli Tako e cila deri në atë moment nuk kishte dalë në asnjë intervistë.

Ndër të tjera ata kishin rezervuar edhe një surprizë që bëri bujë në mediat sociale, nga një freestyle në studion e “Gjoni Black”, ku realizohen diss-et më të forta, si ai mes Olsit dhe Eglit për shembull.

Përetj notave të humorit dhe komikes me të cilën ishte veshur kjo sfidë duhet ta pranojmë se ajo që mopri vëmendjen e të gjithëve ishte pikërisht Egli dhe aftësia e saj në rep. Ndonëse Olsi tha se kjo nuk ishte asgjë krahasuar me atë që ai ka parë në studio, fansat nuk janë të këtij mendimi.

Aq shumë është pëlqyer frrestyle i saj saqë deri tani, kur nuk ka kaluar ende një javë nga emisioni, ka arritur mbi 500 mijë klikime. E sigurisht vetë Egli është shumë e lumtur nga ky fakt. Ajo e ka ndarë këtë edhe me ndjekësit e saj në Instastory, duke shkruar :

"Më shumë se gjysmë milioni për më pak se një javë! Faleminderit nga zemra! Ju dua!"

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat