Bebe Rexha: Nëse je shqiptar, t’i duhet ta kesh patjetër vegetën

Bota e Yjeve

Bebe Rexha: Nëse je shqiptar, t’i duhet ta kesh patjetër vegetën

Më: 7 janar 2021 Në ora: 16:17
Bebe Rexha

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka treguar gjithmonë në intervista se sa krenare është për origjinën e saj. Së fundmi, ajo ka realizuar një video të veçantë për “Esquire”, ku ka folur për gjërat e preferuara që ka në shtëpinë e saj, si çmimet e fituara në evente muzikore apo dhurata të ndryshme.

Ndër të tjera, Rexha ka ndarë me fansat edhe një nga erëzat më të veçanta që ka në shtëpi.

Bëhet fjalë për vegetën, e cila është pjesë e thuajse çdo gatimi te shqiptarët dhe vet këngëtarja e theksoi një gjë të tillë. Jo pak herë, artistja me origjinë nga Dibra ka folur për preferencat e saj për kulturën dhe kuzhinën tradicionale shqiptare.

“Kjo këtu quhet vegeta, nëse je shqiptar, ti duhet ta kesh këtë. Kjo është si diçka që duhet të jetë në të gjitha gatimet tuaja si shtesa më e preferuar. Kjo është si erëz, nëse gatuani ushqim shqiptar. Do të bëj ndonjë supë të shijshme me këtë dhe unë nuk e di pse jam duke e reklamuar”,– ka thënë Bebe Rexha.

Ndër të tjerash, përgjatë videos, 31-vjeçarja ka veçuar si një nga gjërat më me vlerë në shtëpinë e saj certifikimin “Diamond” për hitin e saj “Meant to be”, si dhe çmimin e fituar në MTV Video Music Awards 2019.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat