Emma Stone në pritje të fëmijës së parë me Dave McCary

Bota e Yjeve

Emma Stone në pritje të fëmijës së parë me Dave McCary

Nga: D.B. Më: 7 janar 2021 Në ora: 16:35
Emma Stone

Aktorja Emma Stone thuhet se është në pritje të fëmijës së parë me partnerin e saj, Dave McCary, sipas një konfirmimi të Us Weekly.

“Ajo duket e lumtur dhe shumë e ngazëllyer se po bëhet nënë”, ka thënë burimi. “Ajo po vazhdon punën dhe shoqërimin me miqtë, është gjithmonë duke qëndruar aktive dhe ushtron çdo ditë”.

Ylli i “La La Land”, 31 vjeçe, ka filluar të takohet me shkrimtarin dhe komedianin, 35 vjeçar, në tetor të vitit 2017. Ata u fejuan dy vite më vonë.

McCary ka njoftuar fejesën përmes rrjeteve sociale me Stone që mbante një unazë të madhe në gishtin e fejesës.

Para lidhjes me Dave, Emma kishte një lidhje të gjatë me aktorin e “Amazing Spider-Man”, Adam Garfield.

Ata ishin së bashku nga 2010-2015.

Aktori, 37 vjeç, i tha Vanity Fair në 2016 se ai dhe ish e dashura e tij ende ‘kujdesen për njëri-tjetrin’.

“Ka kaq shumë dashuri mes nesh dhe aq shumë respekt. Unë jam adhuruesi i saj më i madh si artist. Kështu që për mua, ka qenë lumturi të jem në gjendje të shikoj suksesin e saj dhe të shikoj se si lulëzon në aktoren që është. Dhe ka qenë e mrekullueshme të kesh atë lloj mbështetjeje për njëri-tjetrin. Nuk është gjë tjetër veçse një gjë e bukur”, tha ai. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat