Flet me shifra, Armina Mevlani tregon sa para fiton nga Instagrami

Bota e Yjeve

Flet me shifra, Armina Mevlani tregon sa para fiton nga Instagrami

Më: 7 janar 2021 Në ora: 16:55
Armina MevlanI

Armina Mevlani ka folur si rrallëherë për punën e saj si blogere.

Gjatë një interviste radiofonike të dhënë së fundmi për Top Albania Radio, ajo e ka konsideruar si një profesion të mirëfilltë me kohë të plotë, duke qënë se shpenzojnë kohë të gjatë në bërjen e një video apo në komunikimet me fansat.

E pyetur nga drejtuesja e emisionit se si funksionon bashkëpunimi i saj me marka të ndryshme të modës, Armina u shpreh se kuotat e pagesave shkojnë nga 1000 deri në 2 mijë euro, por ka raste që marrëveshja nuk përfshin pagesa cash, por të mira materiale ku ajo mundet që të mbajë një produkt nga kompania me të cilën bashkëpunon.

“Mua vetë, unë personalisht nuk kam zgjedhur një brend që nuk më pëlqen apo se përdor se s’dua të jetë gënjeshtër nga ana ime për një gjë që unë se përdor. Ndaj jam shumë selektive. Ndaj mënyra më e mirë për të qenë afër ndjekësve është të jesh sa më reale. Më rrallë reklamimi por më e vërtetë. Po ashtu në fillim ka qenë klering. Bëja share gjërat që përdorja free, më pas kur Instagrami u rrit, përshkak të Giveaway, me Iphone arrita që të rrisja një numër ndjekësish që janë të huaj. Me brendet jashtë ka edhe deal-era kleringu. Shumë veshje, ato mi dërgojnë unë i postoj dhe përfshijnë kuotën për mua. Kuota është e ndryshme, marr 1 mijë, dy mijë euro që janë dërgesa kleringu që unë i vesh në një pjesë mujore të caktuar. Janë veshje që unë i zgjedh vetë”, rrëfeu Mevlani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat