Gigi Hadid na e pret njëherë e mirë: Foto të vajzës s’ka!

Bota e Yjeve

Gigi Hadid na e pret njëherë e mirë: Foto të vajzës s’ka!

Më: 8 janar 2021 Në ora: 06:42
Gigi Hadid dhe vajza e saj

Ardhja në jetë e më të voglës në familjen Malik, i ka kthyer gjithë sytë nga modelja Gigi Hadid.

Ndonëse deri tani Gigi dhe Zayn kanë zgjedhur të mos e zbulojnë as emrin dhe as figurën, nuk kanë mundur të mos publikojnë pamjet më të ëmbla të vogëlushes.

Gigi ka ndarë një moment ku vajza i ka kapur dorën, shoqëruar me mbishkrimin: “Vajza ime”.

Vetëm disa ditë më parë Hadid nisi sfidën e fundit të ‘Instagram-it’, “Më trego një foto të….”, megjithatë ajo e shoqëroi me një fjali përjashtuese: “Mos kërkoni foto të vajzës se nuk do të ndodhë”.

Pra kënaquni me këto postime të Gigi-t se foto tjetër nuk ka.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat