Graziano Pelle propozim magjepsës partneres së tij

Bota e Yjeve

Graziano Pelle propozim magjepsës partneres së tij

Më: 8 janar 2021 Në ora: 08:23
Graziano Pelle, Viky Varga

Sulmuesi italian Graziano Pelle i ka propozuar për martesë partneres së tij Viky Varga në Dubai. Ish sulmuesi i Shandong, i befasoi të gjithë duke kërkuar dorën e hungarezes me një propozim magjepsës që shpërtheu mediat sociale.

” Unë dua të falënderoj Graziano për propozimin më të bukur dhe unazën më të shkëlqyer që mund të imagjinoja ndonjëherë. Ju bëtë një punë të shkëlqyeshme duke planifikuar gjithçka. Ishte thjesht perfekte. Unë po pres me padurim këtë aventurë dhe të gjitha ato që janë ende për të ardhur” ishte ky mesazhi me të cilin Viky Varga falënderoi partnerin e saj Graziano Pellè .

Çifti, shumë i dashur në  botën e internetit, i mahniti të gjithë përmes storyve në Instagram nga  Viky Varga e cila dokumentoi hap pas hapi atë që ishte organizuar.

Image
Graziano Pelle, Viky Varga

Më pas ajo bëri një postim që portretizon çiftin duke formuar një zemër me duart e tyre, pasuar nga mbishkrimi: “Unë thashë po!”. Tani Graziano dhe Viky janë gati të hedhin hapin e madh dhe ndoshta e ardhmja e tyre mund të jetë në Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat