Dojna Mema feston sot ditëlindjen

Bota e Yjeve

Dojna Mema feston sot ditëlindjen

Më: 8 janar 2021 Në ora: 15:39
Dojna Mema

Një nga moderatoret më të çiltra dhe energjike shqiptare feston sot ditëlindjen. Bëhet fjalë për Dojna Memën e cila është sot goca e ditëlindjes, teksa në rrjetet sociale kanë vërshuar urimet e shumta nga familjarët dhe miqtë.

E sigurisht mund të veçojmë urimin e të motrës me të cilën Dojna ka një lidhje të ngushtë. Teksa ka postuar disa foto me moderatoren në Instastory ajo ka shkruar për të fjalët më të përzemërta.

Sakaq, Dojna ka postuar edhe një foto nga fëmijëria e sajteksa sot bën 29 vjeç:

Karriera e Dojnës nisi në vitin 2012 kur u bë pjesë e stafit të Top Albania Radio, në emisione si “Live From Tirana”, “Disco Lancio”, “Versus”. Në televizion debutoi në vitin 2013, kur prezanton emisionin e saj të parë muzikor në “My Music” – Digitalb dhe kulmon dy vite më pas me moderimin e “Top Fest 12” krah Ledion Liços.

Më pas ajo prezantoi emisionin që erdhi si risi e programacionit të Top Channel “Pop Culture” dhe “The Voice of Albania”.

Dojna ka studiuar në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë për piano, ndërsa studimet e larta zgjodhi t’i vazhdojë në një fushë tjetër, në të cilën është diplomuar: Marrëdhënie me publikun. Këtë të dielë Dojna Mema do të rikthehej sërish në ekranin e Top Channel me një format të ri, dedikuar kërcimit. Balerini Graciano Tagani është autor i formatit dhe  rubrika është pjesë e “E diell”.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat