Elton John dhe ish-bashkëshortja e tij kanë bërë ‘paqe’

Bota e Yjeve

Elton John dhe ish-bashkëshortja e tij kanë bërë ‘paqe’

Nga: D.B. Më: 8 janar 2021 Në ora: 17:52
Elton John dhe ish-bashkëshortja e tij

Këngëtari i njohur Elton John dhe ish-bashkëshortja e tij, Renate Blauel si duket kanë gjetur ‘paqe’, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Ata kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre ligjore.

Renate paditi këngëtarin në qershor, duke pretenduar se ai kishte shkelur kushtet e marrëveshjes së tyre të divorcit, duke diskutuar martesën e tyre katër vjeçare që përfundoi në 1988 në librin e tij . Ajo kërkoi një urdhër gjykate për të parandaluar shkeljen e privatësisë së saj në të ardhmen, si edhe dëmshpërblim prej afro 4 milionë dollarësh.

Avokatët e saj treguan se pjesët që flisnin për martesën e tyre kishin përkeqësuar problemet me shëndetin mendor, përfshirë depresionin dhe ankthin dhe se gjendja ishte rënduar nga interesi i shtypit për të. Ndërkohë avokatët e John u shprehën se detajet në libër dhe film ishin të njohura për publikun dhe se marrëveshja e divorcit kishte të bënte vetëm me çështje private dhe konfidenciale. Por së fundmi në një deklaratë, zëdhënësi i Elton ka zbuluar se dyshja ka zgjidhur konfliktet në mënyrë miqësore.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat