Dojna Mema flet hapur: Ja kush e ndjeu më shumë mungesën time

Bota e Yjeve

Dojna Mema flet hapur: Ja kush e ndjeu më shumë mungesën time

Më: 9 janar 2021 Në ora: 08:24
Dojna Mema

Dojna Mema u shkëput nga ekrani i “Top Channel” disa muaj më parë dhe u shpreh se si çdo eksperiencë në jetë ka një fillim e një fund dhe prandaj vendosi të largohej e të hiqte dorë nga “Pop Culture”. Mirëpo disa javë më parë i habiti të gjithë lajmi se Dojna do të rikthehej sërish në ekranin e “Top Channel”, por me një projekt tërësisht të ri.

Dojna do të drejtojë spektaklin e ri të talenteve, që do i dedikohet tërësisht kërcimit dhe do të mbajë titullin “Just Dance”. Ky program mban autorësinë e Graciano Taganit dhe pjesë e jurisë do të jenë Albi Nako dhe Enada Hoxha.

Për të folur në lidhje me gjithçka që ky format do të sjellë, Dojna, Eneda dhe Albi ishin të ftuar sot në emisionin “Ftesë në 5”.

Mema u shpreh hapur se e ka ndjerë mungesën e “Top Channel” edhe pse kaluan vetëm 3 muaj që nga largimi i saj. Ajo ka treguar se më së shumti mungesën e saj e ka ndjerë salla e grimit, sepse ka qenë gjithmonë personazhi më i zhurmshëm atje.

“Duhej zhurma tek grimi. Se për publikun që nuk e dinë unë jam zhurmuesja më e madhe e grimit. Po më mori malli, ç’është e vërteta. Unë e them shpeshherë që të qenurit gazetar, prezantues, të pasurit kontakt me kamerën është pak vokacion. Është diçka që do të mungojë gjithmonë. Kështu që më kishte munguar, mu bë shumë qejfi që i kisha munguar njerëzve, se thashë me vete i paskam lënë 2 gjëra të mira në Top Channel, duke qenë se kishte shumë njerëz që më shkruanin. Kështu që kthehem me shumë qejf, aq më tepër me këta të dy”, u shpreh Dojna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat