Arta Nitaj thekson linjat trupore në bluzën me dizajn leopardi

Bota e Yjeve

Arta Nitaj thekson linjat trupore në bluzën me dizajn leopardi

Më: 9 janar 2021 Në ora: 11:37
Arta Nitaj

Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, vazhdon të jetë shumë e komentuar për paraqitjet e saj të shpeshta në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me shoqërinë në Brezovicë, teksa shumë prej momenteve që po kalon atje, Nitaj i ndan me ndjekësit e saj në Instagram.

Por si gjithmonë nuk mungojnë edhe fotografitë provokuese, ku bukuroshja vë në pah linjat e saj atraktive trupore.

Së fundmi, Arta ka ndarë me ndjekësit disa imazhe ku shfaqet duke pozuar para pasqyrës, e veshur mjaft me stil me material leopardi.

Me barkun jashtë dhe bluzën e theksuar për trupit, Nitaj vuri mjaft mirë në pah figurën e saj të lakmueshme trupore, e cila është rezultat i përkushtimit të saj në palestër.

Komentet e shumta nga fansat përbri fotografisë nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë paraqitje.

Arta përndryshe ka bërë të ditur se sivjet do të rikthehet me një projekt të ri televiziv që do të fillojë shumë shpejt në RTV Dukagjini.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat