Khloe nën akuzë: Duket si Kendall copy and paste

Bota e Yjeve

Khloe nën akuzë: Duket si Kendall copy and paste

Më: 9 janar 2021 Në ora: 14:34
Khloe Kardashian

Motrat Kardashian-Jenner janë vënë shpesh në qendër të komenteve për ngjashmërinë me njëra-tjetrën. Së fundmi është kritikuar Khloe Kardashian për ngjashmërinë ekstreme me Kendall në një foto palestre.

Kur komentet ndaj saj sapo kishin filluar, Khloe reagoi për t’ju mbyllur gojën të gjithëve.

‘Sa do doja t’i ngjaja’, shkroi ajo për të lënë të kuptohet që as nuk ngjan me të motrën, as nuk do të mundte të ngjante aq shumë.

Motrat e klanit të famshëm, janë kritikuar shpesh për ndërhyrjet kirurgjikale që i kanë ndryshuar dukshëm në portret, por vetë ato nuk i kanë pranuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat