Ndërkohë që gjithë rrjeti po zien për ndarjen e saj nga Kanye West, Kim Kardashian preket për diçka tjetër

Bota e Yjeve

Ndërkohë që gjithë rrjeti po zien për ndarjen e saj nga Kanye West, Kim Kardashian preket për diçka tjetër

Më: 10 janar 2021 Në ora: 07:53
Kim Kardashian

Ndarja e Kim Kardashian dhe Kanye West ka shkaktuar një bujë të madhe në media e rrjete sociale. Kjo ka qenë ngjarja më e diskutuar e ditëve të fundit, mirëpo asnjëra nga plaët nuk ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje dhe madje Kim i ka habitur të gjithë me një postim në rrjete sociale.

Ndërkohë që gjitha bota po flet për ndarjen e saj e madje ka nga ata që janë prekur për divorcin që po pret çiftin, Kim duket se preket për diçka tjetër. Bashkë me familjen e saj ajo ka xhiruar episodin e fundit të “Keeping Up With The Kardashians”.

Ata kanë organizuar një festë me gjithë stafin për këtë rast, por Kim nuk i ka përmbajtur dot emocionet. Ajo ka postuar në Instagram disa video nga festa dhe gjatë kohës që tregon duket që është prekur. Edhe postimet ajo i ka shoqëruar me disa “emoji” duke qarë.

Spektakli “Keeping Up With The Kardashians” i ka nisur xhirimet që në vitin 2007-të dhe përfundmi i tij shkaktoi bujë të madhe vitin e shkuar. Ndërkohë për sa i përket ndarjes së Kim Kardashian dhe Kanye West thuhet se ata nuk kanë mundur ta shpëojnë lidhjen e tyre dhe se ylli i spektaklit të famshëm është lodhur shumë nga problemet e bashkëshortit të saj me bipolaritetin.

Nga ana tjetër thuhet se reperi ka shkëputur çdo lidhje me klanin Kardashian. Gjithashtu u fol se Kanye e kishte tradhtuar Kim me yllin e “Youtube”, Jeffree Star, por ky i fundit tha se asgjë nga këto nuk ishte e vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat