Arta Bajrami festoi dje ditëlindjen: Unë thjesht dua t’i uroj vetes lumturi të pastër

Bota e Yjeve

Arta Bajrami festoi dje ditëlindjen: Unë thjesht dua t’i uroj vetes lumturi të pastër

Më: 10 janar 2021 Në ora: 10:58
Arta Bajrami

Arta Bajrami është ndër këngëtaret e para që ka kënduar në zhanrin R&B në trojet shqiptare.

Ajo me vite të tëra ka qëndruar aktive në prurjet e reja muzikore, përfshirë edhe bashkëpunim me emra të njohur.

Gjatë ditës së djeshme (e shtunë) ka festuar ditëlindjen e 41-të, derisa ka bërë një urim për vete.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Arta i ka uruar vetes më të mirat, duke falënderuar kështu edhe mbështetësit e saj.

“Në ditën time të veçantë, unë thjesht dua t’i uroj vetes lumturi të pastër që nuk mbaron kurrë. Gëzuar ditëlindjen time”, u shpreh ajo.

Tuje Bajrami shtoi: “Unë sigurisht që e konsideroj veten të jem një nga njerëzit më me fat në këtë botë, prandaj në ditëlindjen time, nuk dua t’i kërkoj Zotit asgjë, por ta falënderoj për të gjitha të mirat që më ka bekuar ndër vite”.

Theksojmë se artistja lansoi kënën e fundit para shtatë muajsh, “Pse Mu” në bashkëpunim me Don Arbas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat