Humbi nënën dy ditë më parë, Robert Berisha e kujton me këngën që i ati i dedikoi asaj

Bota e Yjeve

Humbi nënën dy ditë më parë, Robert Berisha e kujton me këngën që i ati i dedikoi asaj

Më: 11 janar 2021 Në ora: 11:42
Robert Berisha

Robert Berisha përjetoi një humbje të madhe dy ditë më parë, pasi nëna e tij, Teuta u nda nga papritur jeta.

“Pusho e qetë mami jem ?per ty me shkru kom shum,po e la me kaq ?”– shkroi këngëtari, teksa ndau lajmin e hidhur me ndjekësit në rrjetet sociale.

Dhe mbrëmjen e djeshme, Robert Berisha kujtoi të ëmën me një këngë të kompozuar enkas për të, nga bashkëshorti i saj, Tomorr Berisha.

Image

Kënga titullohet “Kthehu Teuta” dhe është realizuar në vitin 1973.

“Kompozitor: Tomor Berisha, kushtuar Teuta Berishës (Mamit) viti 1973”- shkroi ai.

Ndërkohë këngëtari ndau edhe një status prekës, ku thuhet se nënat nuk shkojnë në parajsë por shpirti i tyre qëndron për të parë fëmijët.

Image

“Nënat nuk shkojnë në parajsë kur vdesin. Ato marrin një leje speciale nga Zoti për të qëndruar pak më gjatë rrotull dhe për të parë fëmijët e tyre, pa pasur rëndësi se çfarë ka ndodhur mes tyre në jetën e tyre të shkurtër të vdekshme,”– shkruhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat