Tashmë s’ka më dyshime! S4MM i jep fund martesës

Bota e Yjeve

Tashmë s’ka më dyshime! S4MM i jep fund martesës

Më: 11 janar 2021 Në ora: 12:55
S4MM dhe Filis Ismaili

Prej ditësh raportohet se reperi S4MM dhe partnerja e tij Filis Ismaili po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre në çift. Aludimet nisën që në momentin që fansat vunë re se S4MM dhe Filis nuk ndiqeshin më me njëri-tjetrin në rrjete sociale. Nga një kontroll në adresat e tyre në Instagram shihet se ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. S4MM nuk është pjesë e listës të personave që ndjek Filis, e as reperi në listën e personave që ndjek bukuroshja.

Megjithatë deri ditën e djeshme Filis vazhdonte të kishte ende në profilin e saj të gjitha fotot nga dasma me S4MM, që ndodhi 3 muaj më parë. Ndërkohë dje, pasi mori u shpërnda me shpejtësi lajmi se ata nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në Instagram, Filis ka fshirë edhe fotot e martesës.

E teksa fansat po shpresonin që kjo të ishte thjesht një zënkë e momentit mes çiftit gjërat nuk janë kështu. Marrëdhënia mes tyre ka marrë fund dhe ata janë ndarë. Deri tani motivet e ndarjes akoma nuk janë zbuluar, teksa kohët e fundit S4MM duket shumë i fokusuar në muzikë.

Image

Kujtojmë se S4MM dhe Filis u martuan në muajin tetor në Belgjikë dhe organizuan një dasmë shumë modeste mes miqsh dhe të afërmish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat