I ati trafikant droge, nëna i vdes në aksident/ Jeta ‘skëterrë’ e Georgina Rodriguez para se të takonte Ronaldon

Bota e Yjeve

I ati trafikant droge, nëna i vdes në aksident/ Jeta ‘skëterrë’ e Georgina Rodriguez para se të takonte Ronaldon

Më: 11 janar 2021 Në ora: 17:44
Georgina Rodriguez

Pa asnjë dyshim, sot Georgina Rodriguez është një nënë e përkushtuar dhe shumë e dashur. Por, para se të takohej me Cristiano Ronaldon, jeta e saj ka qenë një skëterrë e vërtetë.

Historia e saj është e dhimbshme, por njëkohësisht frymëzuese, sesi një vajzë e re kaloi nga ferri në parajsë.

Georgina lindi në 1994 në Argjentinë dhe u rrit në Jaca në Spanjën veriore. Babai i tij, Jorge, ishte një ish-futbollist argjentinas, i cili më pas fatkeqësisht u përfshi në trafik droge. Ai u dënua me 10 vite burg dhe Georgina duhej të jetonte vetëm me motrën dhe nënën e saj në kushte të vështira ekonomike.

Kështu që për t’i shpëtuar kësaj errësire, Georgina i vendosi vetes një qëllim: të bëhej një balerinë. Por fatkeqësisht, vallëzimi mbeti vetëm një pasion për të, pasi trupi i saj nisi të ndryshonte dhe mundësitë financiare ishin të pakta.

Më pas ajo nisi studimet për modë, por mungesa e parave ishte një frenim në suksesin e saj. Dhe mbi të gjitha, në 2011-n, Georgina përballet me një tragjedi të tmerrshme, nëna e saj vdes tragjikisht në një aksident trafiku.

Mirëpo, ajo nuk e lëshon veten, por nisi punë si kameriere në një restorant lokal dhe më pas u zhvendos në Angli ku punoi si dado, por ndërkohë edhe studionte.

Georgina u kthye në Spanjë me shumë aftësi, anglishte të përmirësuar, një diplomë dhe përvojë. Ajo duket sikur u kthye me një qëllim në Madrid, “të pushtojë botën”. Sidoqoftë asaj i dukej ende të punonte për të paguar studimet.

Bukuroshja nisi punë si shitëse në një dyqan te Gucci. Në një ditë me fat për të në vitin 2016, aty hyri Cristiano Ronaldo.

Duket se ishte dashuri me shikim të parë mes të dyve. Në janar të vitit 2017 ata bëjnë publike lidhjen e tyre, duke u shfaqur bashkë në një ceremoni gjigante.

Jeta e Georginës ndryshoi tërësisht dhe sot ka “pushtuar botën” dhe pa dyshim faqet e mediave kryesore botërore.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat