“Shpirti peshë kur ti qesh”- Jonida Vokshi nuk e mbajti dot për vete këtë video të ëmbël të vogëlushes së saj

Bota e Yjeve

“Shpirti peshë kur ti qesh”- Jonida Vokshi nuk e mbajti dot për vete këtë video të ëmbël të vogëlushes së saj

Më: 12 janar 2021 Në ora: 20:05
Jonida Vokshi dhe Emi

Jonida Vokshi tashmë e ka treguar se çmendet pas gjithçkaje të Emit, vajzës së saj, së cilës i dedikon shpesh statuse të ëmbla.

Moderatorja ka treguar se tashmë nuk e imagjinon dot jetën pa të, pa aromëne  saj, pa të qarat apo pa përkëdheljet.

Në postimin e fundit në Instastory, Jonida publikoi një video në sfond të së cilës dëgjohet Emi duke qeshur.

“Shpirti peshë kur ti qesh”, shkroi ajo krahas videos.

Ndërkohë, vetëm para pak minutash, ajo ka postuar një tjetër video, ku tregon se është zgjuar nga “shqelmat” e Emit.

“Nuk e kisha menduar ndonjëherë që do vdisja të zgjohesha me shkelma”, shkroi ajo me shaka.

Jonida Vokshi i është përkushtuar gjatë këtyre muajve plotësisht vogëlushes së saj dhe nuk ka nguruar të ndajë me publikun edhe foto të portretit të plotë të vajzës.

Jonida u bë nënë për herë të parë në qershor të vitit të kaluar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat