Pasi deklaroi se është beqare, Ronela Hajati zbulon se si duhet të jetë mashkulli ideal për të

Bota e Yjeve

Pasi deklaroi se është beqare, Ronela Hajati zbulon se si duhet të jetë mashkulli ideal për të

Më: 12 janar 2021 Në ora: 20:11
Ronela Hajati

Këngëtarja zhvilloi një “lojë” me ndjekësit e saj në Instagram mbrëmjen e djeshme.

Ajo publikoi 40 pyetje të gatshme mes të cilave fansat duhet të zgjidhnin që Ronela t’u përgjigjej.

Si zakonisht, shumica prej tyre ishin kuriozë për anën personale të Hajatit.

Image

Pasi deklaroi se është beqare, këngëtarja listoi edhe cilësitë që mashkulli i saj duhet të ketë në mënyrë që të dashurohet me të.

“Ajo kimia që në takimin e parë që e ndjen telashin.

Do të të dua nëse nuk je shumë i ngjitur, gatuan lezetshëm, kemi shije të përafërta muzikore.

Image

S’dua të pajtohet me çdo gjë që them, dua të më kuptojë me një shikim dhe të arrijë të njohë atë Ronelën që e njohin shumë pak njerëz.

Nuk është ndonjë gjë dhe shumë e lodhshme”, ka zbuluar Ronela.

Ajo ka treguar se si një njeri detajist ka shumë gjëra që e mërzisin, ndërsa ato që e tërheqin më shumë janë: “buzëqeshja, shikimi dhe zëri”.

Image

Kujtojmë se Ronela për vite me radhë është përfolur për një lidhje dashurie me Young Zerkën. Mirëpo vitin e shkuar mori fund gjithçka mes tyre dhe këtë gjë e konfirmuan të dy ata vetë tërthorazi.

E ftuar në një emision, Ronela u shpreh se nuk është e dashuruar dhe se është shumë e fokusuar tek puna e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat