Madonna viziton pesë shtete në tre javë, megjithë kufizimet e fluturimeve prej koronavirusit

Bota e Yjeve

Madonna viziton pesë shtete në tre javë, megjithë kufizimet e fluturimeve prej koronavirusit

Më: 12 janar 2021 Në ora: 20:17
Madonna

Këngëtarja amerikane Madonna ka vizituar pesë shtete në tre javët e fundit me avionin e saj privat, duke akumuluar një total prej 11,707 miljesh ajrore, megjithë kufizimet e udhëtimeve prej Covid-19.

Ish-Mbretëresha e Pop-it ka fluturuar nga Los Angeles drejt Londrës, e më pas drejt Malaui e Kenia në lindje të Afrikës, si pjesë e një turneu luksoz turistik dimëror.

Këngëtarja 62 vjeçare shoqërohej në ‘arratisjen’ e saj nga i dashuri, kërcimtari 26 vjecar amerikan Ahlamalik Williams.

Ditën e Krishtlindjeve, Madonna, Williams dhe katër fëmijët e saj të adoptuar – David Banda, 15 vjeç, Mercy James, 14 vjeç, dhe binjaket Estere and Stella, tetë vjeçe – fluturuan nga Los Angeles drejt Londrës.

Aty ata morën djalin e madh të Madonna, 20 vjeçarin Rocco, i vetmi nga martesa e këngëtares me regjizorin britanik Guy Ritchie, i cili u bashkua me ta për turneun në Afrikë.

Më 28 dhjetor grupi fluturoi drejt Malaui, që është vendlindja e tre prej fëmijëve të saj të adoptuar.

Besohet se dhe fotografi personal i Madonnas, Ricardo Gomes, është me grupin për pozat e pushimeve.

Gjatë një jave që ata kaluan në Malaui grupi u takua me presidentin Lazarus Chakwera, me banorët vendas, si dhe vizituan një spital vendas të financuar nga Madonna.

Të mërkurën grupi kishin shkuar në Kenia për udhëtimin ‘safari’ të botës së egër.

Burimet thonin se Madonna me familjet kanë kryer teste të rregullta koronavirusi.

Këngëtarja llogaritet se ka një pasuri prej 700 milionë dollarë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat