Si Kida arriti majat në moshë kaq të re dhe larg çdo skandali!

Bota e Yjeve

Si Kida arriti majat në moshë kaq të re dhe larg çdo skandali!

Më: 12 janar 2021 Në ora: 23:33
Kida

“I’m a murder!”- tha Kida para 7 vitesh, por më pas rezultoi se ndryshe nga të tjerët ajo të vriste me ëmbëlsi, buzëqeshje dhe me muzikë të mirë. Sot, ajo është një nga këngëtaret më të njohura në tregun shqiptar dhe duke qenë se është në një moshë të re, na lejohet të themi se nuk kemi parë asgjë akoma.

Kida, emri i vërtetë i të cilës është Orhidea Latifi, ishte fillimisht pjesë e OnRecords dhe u shkëput prej tyre në janar të 2015, kur i përfundoi edhe kontrata.

Më datë 11 janar 2014, Kida publikon videoklipin “Murder”, pasi u bë fillimisht e njohur për publikun në performancën e saj në skenën e koncertit të DMX dhe videoklipi i “Murder” ka skena pikërisht nga ky koncert. 3 vite më pas, më datë 29 gusht 2014, në bashkëpunim me BimBimma publikon videoklipin “Murder (Remake)”.

Në prill 2014, Kida goditi fuqishëm pasi bashkoi forcat me një nga reperët më të mirë shqiptarë McKresha, duke publikuar videoklipin “Rikthejm Na”. Më pas, ajo vijoi me publikimin e këngëve solo, teksa merrte pjesë në festivale e koncerte të ndryshme.

Vera e 2015 do mbante vulën e saj dhe Mozzik pasi dyshja e dogji fare me bashkëpunimin e tyre të parë “Premtimet”. Kënga mori milion klikime e u dëgjua për muaj me radhë teksa të gjithë e panë super kiminë mes tyre.

“S’ki Ide”, “Mi Amore”, “Ja Kemi Nis”, “Ku Je”, “Uh Baby”, “Andërr”, “Harroj” janë disa prej super perlave në vite të Kidës, mes të cilave bashkëpunime shumë të suksesshme me Ermal Fejzullahun, Getinjon, Xhensila Myrtezajn, Feron, etj.

Në vitin 2017, Kida publikon albumin “Best Of”, teksa suksesi i saj rritej me kohën. Bujë të madhe bëri sërish në verë të këtij viti me po një bashkëpunim me Mozzik. Këtë duet kishim 5 vite që e prisnim dhe sigurisht nuk u zhgënyem. “PP” rezultoi mega-hiti i verës, pas të cilit u dashuruam të gjithë, duke e bërë atë këngën më të dëgjuar të verës 2020, me mbi  53 milionë klikime.

Më datë 15 dhjetor 2020, Kida publikon videoklipin e fundit “Drunk”, e dukshëm stili i saj ka ndryshuar shumë nga “Murder”, por hitet dhe “brumi” jo.

Vetëm 23 vjeç, Kida ka arritur ta rendisë emrin e saj në mesin e artisteve më të dëgjuara shqiptare, teksa numëron mbi 1.7 milionë ndjekës në Instagram. Nëse do hedhim një vështrim pas në këto 7 vite të Kidës në muzikë, nuk do gjejmë asnjë skandal, asnjë lajm që nuk lidhet me muzikën e krijimtarinë e saj. Madje, këngëtarja është e vetmja që nuk është përfolur asnjëherë për ndonjë lidhje.

Një bilanc e ka bërë edhe Kida ditën e sotme, pasi sigurisht nuk mund ta harronte këtë datë të veçantë. Ajo ka ndarë disa foto në Instagram, ku falenderon të gjithë fansat teksa shkruan se e do atë që bën dhe s’mund të bënte ndryshe.

“7 vite rritje, sukses dhe lumturi. Unë e dua atë që bëj dhe nuk mund të bëja ndryshe. E vlerësoj secilin prej jush.”

Edhe ne e duam Kidën dhe urojmë sa më shumë suksese për të! Edhe pse jemi të bindur për këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat