Ellen DeGeneres rikthehet në “The Ellen Show”, rrëfen përvojën me COVID-19

Bota e Yjeve

Ellen DeGeneres rikthehet në “The Ellen Show”, rrëfen përvojën me COVID-19

Më: 13 janar 2021 Në ora: 16:23
Ellen DeGeneres

Ellen DeGeneres sot (e mërkurë) është rikthyer me shoun televiziv, ndërsa ka vendosur të ndajë me fansat disa detaje rreth eksperiencës me COVID-19.

DeGeneres, 62 vjeçe, zbuloi më 10 dhjetor se rezultoi pozitive me coronavirus.

Përkundër ‘se ishte në gjendje të mirë shëndetësore’ në atë kohë, ajo konfirmoi se nuk do të kthehej në ekran deri në 2021.

Image

Pas kthimit në skenë, Ellen i uroi shikuesve Vitin e Ri dhe ka folur për përvojën e saj me coronavirus.

“Padyshim që ka shumë gjëra negative që po ndodhin, kështu që në vend të kësaj unë dua të flas për diçka pozitive: testin tim të COVID. Unë rezultova pozitive para pushimeve. Jam mirë tani, gjithçka është mirë. Faleminderit të gjithëve që më dërguan fjalë pozitive dhe mbështetjeje. Do të doja të kisha përqafuar secilin prej jush. Kjo do të kishte qenë ndoshta e rrezikshme dhe e paligjshme”, qesh DeGeneres.

Biondja njoftoi se mori rezultatin e testit gjatë kohës që ishte ne studio.

DeGeneres po ashtu tregoi se është karantinuar në shtëpi larg gruas, Portia De Rossi, të cilat po flinin në vende të ndryshme.

Më tej, Ellen tha se kishte fjetur për 16 orë në ditë gjatë periudhës që ishte me COVID-19.

Mes shumë gjërash, ajo akoma nuk e di se prej ku e ka kontraktuar virusin megjithëse i është përmbajtur udhëzimeve e rekomandimeve të ekspertëve. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat